Sulmet e Ramës ndaj Metës/ Lubonja: Rama gjithçka e bën për të zhvendosur vëmendjen nga problemet
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, i ka konsideruar sulmet e sotme të kryeministrit Edi Rama, ndaj presidentit Meta, si një tentativë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e mëdha të vendit.
“Të merresh me Ilir Metën personalisht, nuk besoj se është aq budalla kryeministri, por e bën për ti ikur të gjithë problemeve që janë krijuar në Shqipëri. Sikur, gjithcka qenka pakënaqësi personale.
Problemi është shumë shumë më i thellë, i një Shqipërie që ka 30 vjet që nuk ndërton dot shtet, nuk ndërton dot institucione, që nuk ndërton dot një ekonomi të shëndoshë, të lirë, por mbahet me ekonomi kriminale. Po devijohet nga thelbi i problemit që kemi”.
shtet”.

“Mua më duket se ky është një devijim nga problemet e vërteta që ka Shqipëria sot. Të merresh me Ilir Metën sot do të thotë… që unë nuk besoj se është aq budalla kryeministri por e bën për t’i ikur gjithë problemeve që janë sot në Shqipëri.
Pra, gjithçka duket sikur është pakënaqësi personale. Është problemi i një Shqipërie që ka 30 vjet që nuk ndërton dot shtet, nuk ndërton dot institucione të pavarura, që nuk ndërton dot një ekonomi të shëndoshë por mbahet me një ekonomi kriminale, me një krim që është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Ne kemi qenë gjithmonë regjim por tani mendoj se jemi në një regjim të krimit. Ky është problemi që na ka futur në krizë që s’mund të ketë zgjedhje të lira. Njerëzit që duan ta dëgjojnë ose e dëgjojnë devijohen nga thelbi i problemit që kemi”, deklaroi Lubonja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



