E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmet për çeljen e fushatës të koalicionit “Bashkë Fitojmë”/ PD: Veliaj i ndihmuar nga media me pagesë
Politikë

Sulmet për çeljen e fushatës të koalicionit “Bashkë Fitojmë”/ PD: Veliaj i ndihmuar nga media me pagesë

Zëdhëensja e PD-së, Floriana Garo ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj për çeljen e fushatës së  koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Për deklaratat e Veliajt lidhur me koston e fushatës, Garo është shprehur se Veliaj shpik shifra për kostot e një eventi që ka kushtuar sa tre-katër pisha të fushatës së tij me një million pemë.

Garo më tej ka përmendur edhe kreun e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili me të njejta fjalë si Veliaj ka shpikur shifra për fushatën e PD-së.

DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA E PD, FLORIANA GARO

Erion Veliaj i ndihmuar nga media-me-pagesë, me trille e sajesa, që nga e shtuna nuk e ndan nga goja hapjen e fushatës së koalicionit “bashkëfitojmë”. Ne i kuptojmë rrënjet e zemërimit të tij, me stadiumin e mbushur plot dhe entuziazmin e pashoq, që mundohet ta mbulojë me video e fotomontazhe, siç kuptojmë edhe shifrat që ai shpik për kostot e një eventi që ka kushtuar sa tre-katër pisha të fushatës së tij ‘një milion pemë’.

Erion Veliaj e rrit me 10 herë koston e manifestimit popullor të së shtunës, ku opozita paraqiti kandidatët e saj, dhe këtë e bën me lehtësi, sepse është e njëjti stil që përsërit prej 10 vitesh.
Koalicioni “bashkëfitojmë” i ka të dokumentuara me fatura legale të gjitha kostot dhe mban përgjegjësi për to. Ne, sigurisht nuk mbajmë përgjegjësi për një gënjeshtar, i cili ngaqë nuk takon dot më shumë se 10 punonjës të bashkisë në një vend, i duken 20 mijë vetët e stadiumit si 200 mijë dollarë.
Kjo, ngaqë ai, kur sheh njerëz i barazon me shifra në euro apo dollarë, kur sheh takime entuziaste e zë frika për humbjen më 14 maj.
Erioni nuk ka ndryshuar, të vetmet që lëvizin janë shifrat e tij. Ngaqë blen vetë një pishë për disa mijëra dollarë, nuk e kupton se si 20 mijë njerëz mund të mblidhen pa dollarë në stadium. Nuk e kupton se hapja e fushatës mund të bëhet me shumë punë dhe pak kosto.

Erioni i pishës, nuk është i vetmi i alarmuar nga Arena e tejmbushur të shtunën.
Me të njëjtën gjuhë ka reaguar edhe pengu I Edi Ramës, Alibasha i vulës.
Të njëjtën pyetjem fjalë për fjale bën edhe ai: ku i marrin paratë? Të njëjtën shumë përsërit dhe ai: 200 mijë dollarë.
Një gjë mund t’ja themi me siguri pengut të Edi Ramës, Alibashës dhe qylaxhinjve të tjerë politikë, që bëjnë si kandidatë, politikanë apo liderë: nuk i marrim te Rama!
Partia Demokratike, opozita e vëertë, koalicioni “bashkëfitojmë” nuk janë patericë e pushtetit dhe as peng i tij.
Kjo i fut në panik, si pushtetin ashtu edhe alibashët dhe alipazarët që, me sa duket konsultohen edhe për gjuhën që do të përdorin ndaj kundërshtarit opozitar.
T’ju rrojë aleanca e së keqes!
Bashkimi ynë drejt fitores i ka llogaritë e hapura vetëm me ata 20 mijë vetë që ishin në stadium dhe me qindra mijra të tjerë nëpër Shqipëri.
Në duart e tyre është ndryshimi që do të ndodhë më 14 maj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.