E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi ndaj KZAZ, Lleshaj: Do shkarkohet kreu i bashkisë,  Zef Hila
Politikë

Sulmi ndaj KZAZ, Lleshaj: Do shkarkohet kreu i bashkisë, Zef Hila

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka thënë se kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, do të shkarkohet sot nga detyra, pas sulmit dje në KZAZ në Bushat.

 

“Ndërrimi i qimes nuk ndërron zakonin, që del bashkë me shpirtin. Zjarri i djeshëm, djegia e materialeve zgjedhore dhe plagosja e 3  efektivëve, është militarizmi i një partie që ka humbur edhe kauzën e  saj. E neveristsme akuza e opozitës për të larë duart nga akti kriminal i militantëve të tyre. Në mënyrë qesharake ata akuzuan policinë se paska sulmuar dhe plagosur veten, me urdhër të minisitrit të Brendshëm. Përpjekja e Opozitës për të larët duart, tregon qartë se në çfarë katandisje të ultë morale janë sot drejtuesit e revolucionit imagjinar. Incidenti i mbrëmshëm nuk do të cenojnë integritetin e zgjedhjeve. Ato do ët mbahen në të gjithë vendin. Për arsye të një serie të shkeljeve të rënda, të detyrës dhe ligjit, kryetari i saj s’do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të ministrit të Brendshëm”, tha Lleshaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.