E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sundimi me dhunë nuk durohet asnjë minut!
Sot

Sundimi me dhunë nuk durohet asnjë minut!

Kryeministri, në një reagim të tij, fton protestuesit “të mos ndjekin opozitën, qe ka humbur orientimin..”

Ta zëmë se Opozita e ka gabim, po qeveria ç’drejtim ka marrë?!

Drogë, krim, blerje votash, papunësi masive, ekonomi për vete dhe pak rreth vetes, rrena pa fund e për çdo gjë, mbyllje goje ndaj kujtdo që flet, grabitje të pronës private dhe shitje të publikes për interesa private, izolim ndërkombëtar, sundim me dhunë të pushtetit dhe anashkalim të ligjeve, skandale publike të përjavshme, dëshirë e zjarrtë për të shkrirë opozitën politike dhe mediat kritike, etj, etj….

Ç’duhet tjetër për të kuptuar se drejtimi i Qeverisë që nuk qeveris,por thjesht sundon me dhunë është i GABUAR?!

Kush e do vendin duhet vetëm të protestojë sa të mundet, ku të mundet e si të mundet!

Qeverisja e keqe edhe mund të tolerohet për pak kohë, por sundimi me dhunë nuk durohet asnjë minut!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.