E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku i përgjigjet Ramës: Pse mos të bëhet dhe me bordin e karburanteve?
Sot

Tabaku i përgjigjet Ramës: Pse mos të bëhet dhe me bordin e karburanteve?

Taksa e jashtëzakonshme do u shkojë pensionistëve

Çmimet vendosen nga oligarkët me bekim Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kësti i parë që do marrë qeveria nga taksa e jashtëzakonshme e kompanive të prodhimit të energjisë, do u shkojë në formë ndihme për pensionistët.

Në një postim në Twitter, Tabaku shtron pyetjen se pse mos të ndiqet e njëjta praktikë edhe me bordin e karburanteve.

Sipas deputetes demokrate, çmimet e karburanteve vendosen nga “Bordi i Oligarkëve” me bekim qeveritar. Ajo shkruan se këto çmime kanë për synim vetëm të pasurojnë oligarkët dhe të shtrenjtojnë kostot për qytetarët.

Postimi i Jorida Tabakut:

Taksë e jashtëzakonshme për energjinë që tu shkojë pensionistëve? Ok!

Po pse jo edhe e njëjta për Kompanitë e Karburanteve që kanë thuajse 10 muaj që vendosin çmimet e naftës, më të shtrenjtat në rajon, nën frymën e bordeve komuniste?

Një taksë që mund të shërbejë për të zbutur inflacionin socialist që ka goditur familjet shqiptare që prej 10 muajsh paguajne dpd naftën me +200lek/litër. Një çmim i vendosur nga Bordi Oligarkëve me bekim qeveritar por që pasuron oligarkët dhe shtrenjton çmimet qytetarëve!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.