E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tahiri urim për ditën e pavarësisë….komentuesit irritohen.
Sot

Tahiri urim për ditën e pavarësisë….komentuesit irritohen.

 Qytetarët: Tradhtar, na ke vjedhur nderin… fol për eurot në makinën e Sotës

Ndërkohë që të gjithë presin, që Saimir Tahiri, të thotë ndonjë fjalë apo qoftë edhe të ngrejë alibi mohuese për akuzën që i bën prokuroria se 860 mijë eurot e kapura së bashku me dy patenta skafisti në emër të tij në makinën e Orest Sotës (por edhe për vizitën misterioze në Gjermani), ish ministri i Brendshëm shfaqet papritur dhe i thotë popullit shqiptar: Gëzuar Shqipërinë!

Kjo ka qenë edhe arsyeja, që shumë komentues janë nervozuar dhe kanë reaguar ashpër në faqen e tij në Facebook.

“Sajmir. Si gjen rastin me uru atdhetaret per festat e flamurin e nuk gjete asnjeher rastin per tfol per leket qe ju gjeten Orest Sotes ne makine?”, e pyet njëri prej tyre.

Por përgjigje nuk ka as për Redon Ukën që e pyet, dhe as për gjithë opinionin publik.

Të tjerë i tregojnë se ai me atë që ka bërë me drogën në Shqipëri, jo vetëm nuk ka fytyrë të urojë pavarësinë e Shqipërisë, por është tradhtar që u ka marrë nderin shqiptarëve.

“S’mund ta gezoj me tradhetare neper kembe me vjen keq!Ju na vodhet nderin,cfare na keni lene me per te gezuar?!…

Nuk ka ditë që nuk po kapen tonelata droge në brigjet Italiane e Greke na e zëvendësove Shqiponjën me gjethen nuk ke moral të gëzosh ti o AA003GB o rastësia e rastësis na bëre turpin e botës”, janë disa nga komentet më pikante nën postimin e Tahirit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.