Takimi me ambasadorët, Paloka ironizon Ramën: Foli lideri botëror
Pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama në takimin me ambasadorët, vjen reagimi i kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Paloka ka ironizuar kreun e qeverisë, të cilin e ka cilësuar lider botëror.
MESAZHI I PALOKËS
Kush ishin ata te pafytyre qe mendonin se fajin per mungesen e investimeve te huaja ne Shqiperi e kishin krimi e korrupsioni?! Kush ishin ata te pashkolluar qe thonin se kanabisi perveç te tjerave, do shkatrronte dhe ekonomine ? Kush injorant fajsonte taksat e larta ? E mbi gjithshka, kush ishin ata qe guxonin te benin fajtor liderin suprem ?!!!
Lideri vete ju a perplasi ne fytyre te gjitheve; faji eshte i ambasadoreve… Keta te paafte (qe nuk dihet cili armik ia ofroi Rames qe ti emeronte ambasadore) nuk arriten te shfrytezonin as levizjet brilante diplomatike te liderit suprem i cili arriti te krijoje trekendeshin e fuqishem Shqiperi-France-Gjermani nepermjet atleteve adidas qe i dhuroi kryeministrit francez. Tani te gjithe ju te tjeret duhet te heshtni, te mbyllni gojen. Lideri boteror foli vete.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



