E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi me Metën për datën e zgjedhjeve
Politikë

Takimi me Metën për datën e zgjedhjeve

Aleatët e Djathtë kanë përfunduar takimin në Presidencë me Presidentin Ilir Meta, ku u diskutua edhe për datën kur do të mbahen zgjedhjet e reja pas vendimit të Metës për të shtyrë datën 30 qershor.

Në dalje nga Presidenca, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se

Qe një takim shumë miqësor dhe sipas tezës së presidenti, u munduam që të sqarojmë këtë situatë. E falënderuam për këtë që ka bërë për zgjidhjen e krizës, por gjykojnë se si takimi i parë në këtë situatë kaq të rëndë, idetë janë të përgjithshme. Aksioni opozitar nuk mund të reduktohet. Dita e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i një analize tjetër, çfarë duhet të bëjmë që zgjedhjet të jenë të pranueshme.  Mundësia e një marrëveshje politike, që të merren në konsideratë kërkesat e opozitës. Është bërë një hap i vogël në rrugën e duhur. Data do të dalë nga marrëveshja politike. Pa asnjë propozim në tryezë”, tha Shehi.

“Ne e çmojmë shumë por gjykojmë si takim i parë që është në një situatë të rëndë ishin ide të përgjithshjme. Nuk kemi ndonjë avancimm përsa i përket problemeve, sepse ne mendojmë se misioni është përtej datës zgjedhore.

E dyta gjykojmë që data e zgjedhjeve është derivat i një tjeter analize çfarë do të bëjmë deri ditën e  zgjedhjeve

Ku të mërren në konsideratë propozimet e opozitës që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot gjykojmë që sot është bërë një hap i vogël pasi i takon drejtuesve

Ne gjykojmë që data e zgjedhjeve nuk është një dëshirë por do të dalë nga një marrëveshje politike

Nëse është shtyrje thjesht sa për të fituar kohë, nuk kemi bërë asgjë

E zgjidhim problemimin e kohës nëse pjesa tjetër nuk vazhdon të çmendet për datën e zgjedhjve”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.