Takimi me Nikollën/ Mark Marku: Nëse s’marrim përgjigje shkojmë në grevë, por Qeverisë nuk do i interesojë
Ne nje takim rreth 2 ore e gjysme me ministren e Arsimit Lindita Nikolla, pedagogu i Universitetit te Tiranes Mark Marku, njekohesisht edhe koordinatori i Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare, tha se eshte diskutuar mundësia për amendime te ligjit te arsimit te larte dhe se ministrja kërkoi kohë “që të diskutojë kërkesat tona dhet na jepte një përgjigje”
“Diskutuam per statusin e profesorit, statusin e akasemikut, statusin financiar, rritje e pagave, problemet që ka pasur deri tani me pagat dhe statusin e studenteëve në universitet.
Kemi paraqitur gjithë idetë tona për daljen nga situata ku është universiteti publlik, do i depozitojme me shkrim kërkesat dhe ministrja kërkoi kohë për të na dhënë përgjigje dhe koha është 10 mars.
Nëse s’do marrim pëgjigje shkojmë në grevë ,s’është problem por meqënëse kemi hapur një proces negocimi do presim se s’duam që edhe zgjidhjet të jenë të ngutshme.
Kushtezimet vijne ne fund por qeveria s’ka asnjë lloj interesi ta lejë vetë gjendjen të dëmtohet se do demtohet qeveria, universiteti, studentët, shoqeria”, tha Marku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



