E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TAKIMI NË SELINË BLU, KRYEMADHI dhe ALATET e PD
Politikë

TAKIMI NË SELINË BLU, KRYEMADHI dhe ALATET e PD

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shkuar sot në zyrën e kreut të PD,  Lulzim basha për të vendosur mbi aksionin e radhës të opozitës së bashkuar.

Por kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka dhënë detaje nga nga mbledhja e zhvilluar mesditën e sotme në selinë blu mes Bashës dhe aleatëve.

Në një konferencë për shtyp nga selia e partisë që drejton, Shehi u shpreh se në këtë mledhje u mor vendimi për vijimin e protestave të opozitës.

Sipas tij protestat pritet që të mbahen pas vendimit që do të japë Këshilli i Europës për negociatat me Shqipërinë.

Kështu protestat e opozitës mund të vendosen të mbahen pas datës 18 Qershor, ku Shehi theksoi se nga e hëna do të ketë lajme të reja.

“Ne po bëhemi gati për një miting tjetër të madh, në Tiranë, do të presim rezultatin e Shqipërisë për negociatat dhe protestat do të rifillojmë. 6 vite nuk i jemi afruar as edhe një milimetër Europës. Nga e hëna dhe mbrapa ne do të kemi lajme të reja”, u shpreh Shehi, po pa dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.