Taksë apo tarifë,cfarëdo të quhet…
Taksë apo tarifë, çfarëdo të quhet ajo që filloi të zbatohet në rrugën e Kombit, duhet ta vendosë shteti dhe jo Privati! Këtë gjë thotë Kushtetuta në nenin 155 të saj. Lexojeni dhe do bindeni! Takat, tatimet she detyrimet financiare i vendos shteti me ligj. As me Vendim e as me kontrate koncensioni, por me LIGJ! I vendos shteti dhe jo Privati! Pse shteti? Shteti edhe mund ti ndryshojë për të ndërtuar politika të drejta publike. Privati sheh vetëm interesin e tij, fitimin! Prandaj kushtetutshmëria e këtij Koncensioni është të paktën e dyshimtë! Do ja vlente një gjykim kushtetues i kësaj katrahure. Por kur të kemi Gjykatën Kushtetuese që na e zhduku Rilindja…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



