E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tallet gazetari me asfaltin elektoral:GJIKNURI,PO TË VJEN HURII…
Sot

Tallet gazetari me asfaltin elektoral:GJIKNURI,PO TË VJEN HURII…

Agim Xhafka

Pardje u hodh një shtresë asfalti në rrugën e Orikumit. U mbushën gropat dhe u hodhën miliona sa për të thënë se qeveria nuk i ka harrua njerëzit e këti bregdeti. Që tani plot pjesë të rrugës janë mbuluar nga zhavori i detit që dallgët e hedhin mbi rrugë.

E uji,aq më keq i kripuri,është kanceri i asfaltit,e kafshon dhe e kafshon pa pushim.
Dhe shihni se si ngushtohet rruga nga që nuk rregullohet ura sa një pordhë e shihni se si përgjysmohet kalimi i këmbësorëve nga që nuk “gjenden” gjashtë dërrasa të thjeshta,nga ato që çdo mobileri t’i dhuron po ia kërkove.
Në se kjo rrugë do ishte private,psh pronë e Gjiknurit,ai nuk do paguante asnjë lekë dhe firmën do e hidhte në gjyq.

Por nga që janë lekët e njerëzve që marrin detin të punojnë nëpër botë,ky ministër nxjerr foto sikur kjo rrugë është bulevard në mes të Parisit.
Për dëmin material dhe për tallje me banorët e pushuesit këtij ministri i shkon shprehja :”Gjiknuri po të vjen huri!” E besoj shpejt do ia shohë majën,vendin ta caktoje vetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.