E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tani që po ikën ,  Rama nxjerr gënjeshtar ambasadorin Lu, sy më sy, në publik
Sot

Tani që po ikën , Rama nxjerr gënjeshtar ambasadorin Lu, sy më sy, në publik

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit, ‘Forca e ligjit në veprim: arritje dhe sfida’, e ka injoruar fare hapur ambasadorin në ikje, Donald Lu, i cili akuzoi policinë dhe prokurorinë për dështim total në rastin e Klement Balilit.

Lu deklaroi, se nuk ka pasur aftësi ose vullnet nga qeveria dhe policia, për të arrestuar Klement Balilin.

Por kreu i qeverisë ju përgjigj flakë për flakë, duke e përgënjeshtruar ambasadorin që e përdori në kohët e tij më të vështira dhe hodhi plotësisht poshtë, konstatimin e tij.

‘Policia shqiptare e ka garantuar, që paprekshmëria e individit nuk ekziston më, duan apo nuk duan ta pranojnë shqiptarët apo të huajt’, përgënjeshtroi Rama ambasadorin e SHBA, i cili me detyrën e re në Kirgistan nuk i hyn më në punë.

Rama gjithashtu u justifikua, se Klement Balili ishte një lidhje politike dhe ishte drejtor, ndaj nuk u arrestua, ‘por sot është në kërkim, e në bashkëpunim me partnerët me herët se vonë do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë, si tregojnë edhe vendet e tjera për role të tilla që kanë lidhje të forta në territorin e vendeve ku jetojnë’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.