E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tani  ta provojë Rama  dhe Ruçi  betejën me Liderin e opozitës  Kujtim Gjuzi
Sot

Tani ta provojë Rama dhe Ruçi betejën me Liderin e opozitës Kujtim Gjuzi

Diskutimet ne Kuvend per Projektbuxhetin 2020.

Gramoz Ruçi: Të dashur kolegë sipas rendit të dites sot kemi per të diskutuar në parim projektligjin per Buxhetin e Shtetit 2020. Pa humbur kohë, ftoj kryeministrin Edi Rama të paraqesë Buxhetin e ri.

-Faleminderit kryetar. Te nderuar deputetë, 6 vjet më parë në trasheguam një Shqiperi që lengonte dhe një ekonomi në buze të humneres. Por sot ne vijme ketu në një situatë krejt tjeter.
Pasi kemi shmangur skenarin grek, kemi venë ekonominë në rrugen e rritjes së shpejtë. Me kete buxhet ne konsolidojme me tej zhvillimin ekonomik të vendit, rrisim rrogat dhe pensionet, financojme me shumë per arsimin dhe shendetesinë. Ky eshtë buxheti i shqiptareve, që rrit investimet dhe ul borxhin publik.

Gramoz Ruçi: Faleminderit zoti kryeministër për ekspozenë e qartë. Fjalën e ka lideri i opozitës, zoti Gjuzi.

Fjalën e merr Kujtim Gjuzi.
-I nderuar kryetar. Ky është një buxhet i ngritur për një qëllim, sigurimin e pasurisë së Edi Ramës dhe njerëzve të tij, në shërbim të krimit dhe klientëve.
Ne cilesinë e partisë me të madhe opozitare, Partia Konservatore e sheh kete si buxhetin e krizes, taksave te larta dhe vrasjes së shpreses. Ky eshte drafti i varferimit të shqiptareve, uljes se investimeve dhe rritjes së borxhit publik.
Si konservatore në nuk mund te pajtohemi me nje buxhet, që targeton deficit fiskal 2 per qind te PBB-se. Në mendojme qe buxheti duhet të jete i balancuar, pse jo me suficit per te ulur borxhin e lartë publik.

Gramoz Ruçi: Po faleminderit zoti Gjuzi. Fjalen e ka kryetari i grupit parlamentar te LSI-së Ylli Shehu.

– I nderuar kryetar. Grupi Parlamentar i LSI-se e ka studiuar me kujdes projektbuxhetin e ri. Ne mbeshtesim draftin ne parim, por propozojme te rritet mbeshtetja per kulturen, vecanerisht per muziken popullore.
Eshte e papranueshme qe ky ze te mos marre thuajse asnje lek nga buxheti per vitin e ardhshem. Ne do paraqesim edhe amendament per kete kur te vijme tek diskutimet nen per nen.

Gramoz Ruçi: Po faleminderit zoti Shehu. Me diskutimet mbaruam. Tani kalojmë në votim. Hapet votimi me elektronik. Ju lutem votoni. Atehere 84 pro, 2 kunder asnje abstenim. Kuvendi miraton ne parim buxhetin e shtetit per vitin 2020, seanca e radhes do të njoftohet me email.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.