Taulant Balla : Nëse kallëzimi im është i rremë, atëherë….
Pas akuzave nga ish-oficeri Emilajno Nuhu, teksa dëshmonte se është kërcënuar me armë në zyrë nga i afërmi i Rexhep Rrajës për të mbyllur hetimin për “çështjen e Xhisiela Malokut”, në prani të Taulant Ballës, Rraham Rrajës dhe Artur Bushit, Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot për të dëshmuar Taulant Ballën.
Mësohet se kryetari i grupit parlamentar të PS, i pyetur për këto akuza, i ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, duke mohuar se ka qenë në komisariatin e Krujës duke u shprehur se nuk ka lidhe me këtë histori.
Pas daljes nga Prokuroria ai u shpreh se nëse kallzimet dhe dëshmitë e tij janë të rreme, atëhere do të mbajë përgjegjësi.
Taulant Balla, në një prononcim për gazetarët, tha se ka depozituar prova të reja në organin e akuzës.
“Tashmë është regjistruar procedimi penal më 2.10 20810 dhe prokurorja Elsa Miha me të cilin isha, u informova për rrethanat në ngarkim të shtetasve që kam bërë kallëzim dhe duhet tu informoj se kam depozituar gjithë provat që protestojnë padinë ndaj shtetasve të sipërpërmendur me në krye Bashën”.
Balla tha se kjo është një betejë që e fiton në interes të shqiptarëve. “Një budalla hedh një gur në lumë dhe 100 të tjerë mezi e nxjerrin”, shtoi.
Basha ka detyrë të vij sot dhe ti thojë ç’prova ka, vijoi.
Kreu i grupit parlamentar socialist u shpreh se Basha, Emiljano Nuhu e Basir Çollaku, “bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar”, përbëjnë një “grup të strukturuar që kanë bërë një inskenim të turpshëm”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



