E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të fala nga Vlora…(mungonte vetem Kristi)
Uncategorized

Të fala nga Vlora…(mungonte vetem Kristi)

Po ndajne cmimet e “lungomares” ne Vlore!!! Keto 2km investim qe ende nuk i dime sa i ka vajtur kostoja, qe askush nuk flet per koston qe paguan bizneset dhe gjithe qyteti per paralizimin e nje rruge nevralgjike per qytetin, per mese 15 muaj mbi afatet e premtuara! Po pune e madhe!

Kishin mbledhur ne rrjesht femijet qe te mbushnin hapesirat e shetitores, tamam si atehere kur ndonje qytet provincial e vizitonte shoku Enver!

Ketu me poshte eshte statusi im, per vrasjen qe ju be nje te riu, pikerisht ne kete kantier nga papergjegjshemeria e pushtetit!

Do ishte mire qe Kristit se paku ti benin nje shtatore ne kete shetitore, i moren jeten, por ti ruajne kujtimin! Nejse, kjo do ndodhte po te ishin njerez dinjitoze, por per fat te keq, jane lapangjoze pushteti!

MUNGONTE VETEM KRISTI!
( 17/12/2016)

Sot Vlora, qytetaret e saj bene nje homazh proteste pergjate “lungo vrasjes” ne forme nderimi per jeten dhe apelit per shoqerine qe te reagoj e te mos hesht perballe papergjegjshmerise se institucioneve shteterore!
Si per rastesi ishin sot ne Vlore te gjithe, aktoret e jetes ne kete qytet, ishte kryeministri pergjegjesi kryesor i percmimit qe i behet jetes ne kete qytet.

Ky kryeminister qe prej kater vitesh nuk i skuqet faqja nga mashtrimet qe behen per lungo vrasjen.
Ishte bashkia, kjo bashki anemike dhe e pacipe qe asnjehere nuk krijoi nje mardhenie normale me qytetaret e ketij qyteti, perkundrazi si mercenare partie po krijojne nje mardhenie meskine me qytetin dhe banoret e tij.
Ishin deputet te Vlores qe asnjehere nuk i degjuam te ngrene zerin per hallet e Vlores.
Ishin qytetaret, ata indiferentet e kafeneve qe sot derdhen lot per jeten e humbur.

Ata qe si delet presin rradhen e egzekutimit nga kjo papergjeshmeri shteterore.
Ishin mediat, po ato media qe shpesh pertojne t’ja thone emrin ne ekranet e tyre fajtorit numer nje te kesaj vrasje: Shtetit!

Ishte madje edhe gropa ku dite me pare humbi jeten Kristi.
Ishin te gjithe ne Vlore, sepse Vlora sot ne ditet e zeza te saj ka vend per te gjithe edhe per qytetaret qe lotojne prej dhimbjes edhe per ahengjet e kryeministrit edhe per hipokrizine e deputeteve te saj edhe per cinizmin e bashkise se saj.
Mungonte vetem Kristi!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.