Të ikm apo të rrimë në këtë vënd kjo është çështja ?!
Sonila Meco
Sa për t’i shpjeguar veten vetes: çfarë mendoni kur takoni miq t’mirë që po largohen me ngut nga ky vend?
Se nuk i paragjykon e gjykon dot zgjedhjet drastike të tjetrit pa i bërë një analizë të fortë vetes.
A e mendoni si do kish qënë jeta juaj sikur atë hap ta kishit hedhur me kohë? E pas atij mendimi, sa e fortë është bërë keqardhja dhe sa e mjaftueshme për të rinisur diku larg nga këtu?
Unë e kam refuzuar kohë më parë ikjen, asokohe kam menduar sikur kisha disa jetë paralele e me njërën prej tyre mund t’ja lejoja vetes një provë gjenerale, të qëndroja këtu. Sot, kur përballë më rri një mik, inxhinier, i talentuar, me një familje të bukur që më shpjegon ikjen e tij nga sytë këmbët prej zhgënjimit, thjesht duartrokas fundin e provës së tij gjenerale.
Dhe vetja më thotë: ‘Të thashë…!’
Dhe vetes i them: ‘Hë de, ma thuaj prap!’
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



