E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të lutem Delina, kërkoji Bledit që të marrë në mbrojtje femrat
Uncategorized

Të lutem Delina, kërkoji Bledit që të marrë në mbrojtje femrat

Ditën e sotme u përballëm me një skandal të vërtetë të Policisë së Shtetit. Disa oficerë të lartë të Komisariatit Nr. 1, mes të cilëve edhe një oficere femër, bënin komente seksiste në lidhje me një adoleshente të humbur.

Skandali merr përmasa të mëdha pasi diskutimi seksist u realizua në grupin e punës me të paktën 80 anëtarë të forcave policore. Pra policët e shtetit që paguhen me paratë tona, talleshin rëndë dhe hapur me një adoleshente të gjorë e cila ishte larguar nga shtëpia.

Në një skandal të tillë kaq të rëndë, minimalisht Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi duhet të kishte dhënë vetë dorëheqjen pa pritur shkarkimin. Megjithatë duke ditur që Bledi nuk e dëgjon thirrjen tonë pasi është i zënë me vajin e palmës, kemi një lutje për bashkëshorten e tij, zj. Delina Fico.

Bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm është angazhuar prej vitesh në shumë OJQ të cilat marrin financime të majme nga Europa për mbrojtjen e të drejtave të femrave. Ajo njihet si një aktiviste e shoqërisë civile, me ekspertizë në çështjet gjinore.

Zj. Fico ka punuar gjerësisht me OJQ lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Mjafton të përmendim se zonja Fico ka qenë ose është anëtare në këto organizata: UNIFEM – entiteti i Kombeve të Bashkuara i përkushtuar ndaj barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave; Fondi i Veprimit Urgjent për të Drejtat e Njeriut të Grave, Rrjeti i Grave Lindore Perëndimore, Shoqata e grave “Refleksione”, Shoqata Gratë e Kosovës, dhe një sërë OJQ të tjera që mbrojnë femrat.

Por për habi, zonja në fjalë ka humbur fare pa nam e nishan dhe nuk ka lëshuar asnjë deklaratë në rastin e skandalit të sotshëm ku një vajzë adoleshente është tallur në mënyrë makabre nga disa policë që presupozohet se duhet ta mbrojnë.

Gjithsesi, e dashur zonja Fico, të paktën kërkojini bashkëshortit tuaj Bledi Çuçi të zbatojë ligjin e të mbrojë femrat shqiptare, pasi javët e fundit jo vetëm nuk janë mbrojtur, por kanë përfunduar të vrara njëra pas tjetrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.