E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të ndalojmë grabitjen dhe të mbrojmë teatrin!
Sot

Të ndalojmë grabitjen dhe të mbrojmë teatrin!

Ata që duan të mbrojnë teatrin nuk duhet të përfshihen në debate për qëndrimet e artistëve dhe të tjerëve. Duhen vlerësuar dhe respektuar artistët që po qëndrojnë, por duhen shpërfillur krejtësisht gjithë të tjerët. Diskutimi i mbrojtësve të teatrit nuk duhet të shpërqendrohet në tema anësore, por duhet të përqendrohet në thelbin e çështjes—arsyen e vërtetë dhe të vetme për të cilën Rama kërkon shembjen e teatrit: grabitjen e tokës publike për të ndërtuar kulla private. Grabitje që dhunon Kushtetutën dhe një sërë ligjesh. Ndaj motoja e përpjekjes për të shpëtuar teatrin nuk duhet të jetë “Të shpëtojmë teatrin”, por “Të ndalojmë grabitjen”.

Natyrisht, duhet të ishte “të mbrojmë teatrin”, sepse teatri ka domethënie dhe vlera historike e monumentale. Por në një shoqëri ku qeveria kontrollon dhe përdor në mënyrë agresive median, shumicën e komentatorëve publikë, bizneset, shoqërinë civile e madje edhe diplomatë të huaj; në një shoqëri ku rradha e shërbëtorëve dhe lëpirësve të çdo lloj pushteti është e pafund, betejat për vlera dhe standarde i fiton gjithmonë pushteti dhe jo ata që mbrojnë vlerat.

Ndaj përpjekjet duhet të përqëndrohen në atë pikë që nuk është çështje opinionesh, qëndrimesh, vlerësimesh personale—të cilat të gjitha mund të diskutohen dhe negociohen—por në një çështje që nuk mund të debatohet, nuk mund të mohohet, nuk mund të negociohet dot nga askush: grabitja në mes të Tiranës, në mes të ditës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.