E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të ndarë në zgjedhjet e 14 majit/ Berisha për Alibeajn e Bashën: S’bëj marrëveshje me pengjet
Politikë

Të ndarë në zgjedhjet e 14 majit/ Berisha për Alibeajn e Bashën: S’bëj marrëveshje me pengjet

Në takimet e tij elektorale, Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, për të cilin është shprehur se po i dërgon votat e demokratëve te PL-ja e Ilir Metës.

Këto deklarata i përmendi mbrëmjen e sotme moderatorja Eni Vasili, e cila pyeti Berishën se përse nuk gjeti një gjuhë të përbashkët me PD-në e Alibeajt, por bashkëpunoi me Metën.

Ai tha se me Alibeajn dhe Lulzim Bashën nuk bën marrëveshje, pasi i cilësoi si pengje të kryeministrit Edi Rama

.“Në të gjitha vendet e botës marrëveshja nuk bëhet me pengjet, por me pengmarrësit. Nuk bëj marrëveshje me pengjet unë se ata janë peng të Ramës. Edhe me Ramën nuk bëj marrëveshje kurrë. Alibeaj me Lul Bashën janë pengje të Ramës”, theksoi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.