E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TË POSHTËR, PO E PËRÇANI SHQIPËRINË!
Sot

TË POSHTËR, PO E PËRÇANI SHQIPËRINË!

Njeri therret militantet ne Tirane, tjetri i mbledh ne Vlore. Njeri mban me thonj karigen e pushtetit, tjetri kerkon t’ia rembeje me dhune. Mysybeti i djathte mburret me verioret, i majti malukat nxjerr gjoksin e lebërve. Me ironi i qull opozitaret pushtetmbajtesi, e sperkat me bojë bojaxhiu i opozitës…
Ti je malok i trashë!
Ti je grek!
Ti je hajdut!
Ti je komunist!
Ti shave Donald Trumpin!
Ti vrave në Gërdec!
Ti fute kriminelet ne parlament!
Ti e mbushe partinë me kurva!
Ti vodhe lekët e fajdeve!
Ti mbolle Shqipërinë me drogë!
Ti e ke të vogël!
Ty nuk të punon!
Ti rreh gratë!
Ty të rrahin gratë!
Ti thith kokainë!
Ti nuk ke as oreks!
Dhe përçarja ndal për një çast. Të dy bashkohen në një pikë:
Ti ke vjedhur!
Ti vazhdon të vjedhësh!
Dhe kështu vazhdon ta përçajë dhe boshatisë këtë vend politika. Vetëm dembelët militantë dalin nëpër protestat dhe mitingjet e politikës.
Unë po iki, gjeta një vend pune infermier në Gjermani. Eja edhe ti me mua!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.