E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Të shkarkohet Gramoz Ruçi’
Politikë

‘Të shkarkohet Gramoz Ruçi’

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar dorëheqjen e Gramoz Ruçit.

Vasili shkruan në Facebook se Ruçi duhej të kishte dënuar Taulant Ballën, pas akuzave ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ruçi jep dorëheqjen nga ‘Miqtë e fëmijëve’, nuk dënove Ballën, që dhunoi verbalisht fëmijët.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, nuk mundet më kurrsesi të drejtojë grupin e deputeteve ‘Miqtë e fëmijëve’.

Nën drejtimin e tij, në sy te tij si drejtues i seancës kur Taulant Balla përmendi në mënyrë të ulët, në dhunim të çdo etikë, në seancë plenare në sallën e Kuvendit vajzën e vogël të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryetari Ruçi s’lëvizi as gishtin përpara një ndyrësie të tillë publike kundër fëmijëve.

Është e turpshme dhe amorale që Ruçi për hir të konformizmit, besnikërisë, servilizmit dhe varësisë ndaj Partisë jo vetëm që nuk e dëboi në çast nga salla Ballën, por as nuk e paralajmëroi.

Po Ruçi ka qene ai që ka bllokuar parlamentin, ka futur Gardën dhe ka bërë hatanë për një fjalë gojë dhe ka përzënë deputetë nga salla.

Ndërsa heshti kur u përfol një fëmijë.

Turp i madh që një fëmijë përdoret në mes të parlamentit, poshtërsisht e politikisht nga Balla dhe Ruçi hesht.

Gramoz jep dorëheqjen nga drejtimi i ‘ Miqtë e fëmijëve’.

Kjo është më e pakta që mund të bëjë si politikan, si prind dhe si gjysh, në të kundërt s’përfaqëson më asnjërën prej tyre dhe do të të mbetet vetëm dashuria për sharlatanizmin e pagdhendur të Ballës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.