Të varfërit që jetojnë mbi tokë të pasur
Më shumë se 60% e njerëzve më të varfër të planetit jetojnë në vende që zotërojnë pasuritë më të mëdha natyrore të planetit. Por njerëzit nuk kanë akses në to.
Burimet natyrore shfrytëzohen nga kompani shumëkombëshe, në bashkëpunim me qeveritë e korruptuara vendase.
Nigeria është eksportuesi më i madh i naftës në kontinentin e Afrikës. Në këtë vend, miliona njerëz jetojnë në kushtet e mizerjes dhe urisë.
Shqipëria prodhon rreth 1.2 milion ton naftë në vit. Eshte në vendin e 78 për prodhimin e naftës në botë.,dhe i 48 në botë për rezervat e naftës.
Në këtë vend jetojnë njerëzit më të varfër në Europë dhe karburantin e paguajnë me çmimin më të shtrenjtë në Europë. Ky vend e ka ndërprerë tashme përpunimin e natës dhe shteti nuk ka më asnjë lloj pronësie mbi kete pasuri, dhe nuk ndikon fare në zbutjen e krizës së çmimit të karburanteve. Ata që shfrytëzojnë vendburimet tona, nuk paguajnë as taksa, duke përfituar nga kontratat që janë tërësisht në favorin e tyre. Pagat e nëpunësve të kompanive të huaja rezultuan se ishin 100 herë më të larta se paga mesatare e një punëtori shqiptar.
Rezervat e kromit në Bulqizë vlerësohen si ndër më të rëndësishmet e ketij minerali në Europë. Çdo vit raportohet se nxirren mesatarisht 85.000 ton krom.
Por atje punojnë dhe jetojnë një nga komunitetet më të mjerueshme të popullisë më të varfër në Europë.
Shteti sërish nuk ka asnjë copë mineral në pronësi për të ndikuar në jetesën e punëtorëve dhe banorëve të kësaj zone.
Nëse kësaj ju i thoni ekonomi tregu, ekonomi e lirë, apo kapitalizëm, ujë ju ftoj ti bëjmë shurr… këtij lloji kapitalizmi.
Foto 1: Nje zoteri anglez duke perdorur transportin publik ne kolonite Indiane, ne vitin 1903
Foto 2: Nje punetor shqiptar ne zonen krommbajtese te Bulqizes, ne vitin 2015, padyshim me page mesatare mbi 500 E, sigurime shoqërore e shendetesore, shkollim te siguruar, 30 dite pushime në vit etj etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



