E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Teatri Kombëtar duhet të qëndrojë aty per ti treguar brezave se kultura është shpëtimi nga sundimi!
Sot

Teatri Kombëtar duhet të qëndrojë aty per ti treguar brezave se kultura është shpëtimi nga sundimi!

Me që jemi vend aplikues i teorive eksperimentale të artikuluara në katedra universitare boterore, edhe “predha” e rradhes, diversioni shperqendrues i vemendjes bie mbi “casus beli” politik të dites, në fokus Superdaku. Nga ana tjeter ama, si “shpata e Demokleut” mbet çeshtja Teatri.

Ka 9 muaj, që duket si faze fekondimi, rrezik deshtimi, lulezimi dhe dhimbje lindje, protesta maraton e Teatrit. Ne morin pa fund te fjaleve – riperseritjeve – shpeshhere daljes jashte objektivit teater, interesave, shit-blerjeve me kuotim alla Wall Street, Teatri vazhdon. Ai, në keto 9 muaj shtatezanie ka provuar dy rrezik aborti dhe eshtë në të tretin rrezik vdekje te tij. Per të, intelektual shqiptare, nga cdo anë e globit, ku me emra mbiemra janë mbi 300 të shprehur publikisht ne forma te ndryshme, njezeri kanë manifestuar disensin e tyre per prishjen e Teatrit Kombetar dhe uzurpimin antikushtetues në një vend me Status per Kandidat ne Be, te truallit publik, prone e shqiptareve. Teatri, pertej medyshjeve, thashethemeve kafetiste, intrigave Macbethiane, manipulimit politik, eshtë shprehi e qytetaris dhe e nje ndjenje qe lidhet ngushte me kulturen dhe trashegimin. Propaganda e tipit Bernays (nipi i Freud dhe babai i propagandes moderne, frymezues i Rilindjes), ka perdorur dualizmin i vjeter – i ri, si lajtmotiv per te shembur te vjetren sikur biri vret te atin pasi ky i fundit donte sherbime ne pleqeri te tij (vjen ne mendje vepra epike e Zolà – Therese Raquin). Askush, kurre, nuk ka qenë, eshtë apo do te jete kunder nje Teatri te ri, por te gjithë, kush të pakten mendon se ka pak vlera, dinjitet, dashuri e shpirt estetik, smund te pranoj që në emer të së resë të shembet e vjetra. Teatro duhen nga një per cdo lagje, cdo qytet e deri në fshat per ti dhuruar njerezve pak jetë, një dimension ndryshe, per ti hapur mendjen dhe ti verë në pozicion reflektues ndaj egzistences, ti bej te qeshin e qajnë, mallengjehen, indinjohen. Teatri eshtë simbol i kulturave në histori, agorà e reinterpretuar e formave komunikative perfaqesuese të shoqerive. Ndaj, edhe Teatri Kombetar, mbart mbi vete mori simbolikash, mori emocionesh e kujtimesh. Teater i ri duhet, 1, 10 a 100, por i vjetri, ai i rezistences, pertej manis per protagonizem, duhet te kete qytetarin e te jetuarit, duhet te jete aty e te shoh si trasformohet qyteti i Tiranes, si nje Mathusalem biblik. Teatri ne te bukuren hapsire harmonike, te fundit te mbijetuar, duhet te qendrojë aty, stoik dhe madheshtor per ti treguar brezave qe kultura eshtë shpetimi nga sundimi. Koha do të jetë Perendesha që do te flas në emer edhe të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.