Teatri Kombetar është një magji, nuk dua që të shembet
Haxhi Isufi
Dy fjalë për Teatrin Kombëtar
Unë kam patur fatin e madh që gjatë shkolles së mesme 72-75 të kem lozur si recitalist (amator) në skenen e Teatrit Popullor. Kam patur fatin e Madh që kam njohur nga afer Pjeter Gjoken,Kadri Roshin,Prokop Mimem,Marie Logoreci,Behije Celen,Liza Vorfin, Besa Imamin,Pavlina Manin,Sulejman Dibren,Bujar Lakon,Shkelqim Bashen,te madhin Robert Ndreniken.Roland ,legjenden Reshat ArbanaTrebicken,Anastas,Kristoforin,regjisorin Piro Mani,skenografin Agim Zajmi,dhe shume e shume yje te tjere qe nuk po ua permend emrin.Di me detaje çdo skute te ketij teatri.Dikur dhe une kam konkuruar per aktor,fitova,por nuk shkova ne shkolle se kisha lenden e Marksizmit 5-se.
Nuk po merem se kush hynte në atë shkollë,shqiptaret e mi ishin por ata e deshen Partinë dhe shokun Enver me shume se sa une,dhe per kete kishin dhene prova..Unë nuk dua kurrë që të shembet ai teater,të ruhet si muze,dhe të ndertohet nje i ri,por me vjen çudi se ajken e artistave qe heshtin e konsiderojne si të shitur dhe kauzen për mbrojtjen e teatrit e kanë marë disa që nuk kanë shkelqyer kurrë në skenë.,Me sa duket tani kanë gjetur rolin e vertetë që u shkon per të “luajtur”.
Shkak per kete shkrim u bë se tek organizatoret shikoj dhe një ish themelues të PD-së i cili dy ditë para se të krijohej Partia Demokratike i kërkoi Drejtorit të Turizmit dhe sekretarit tim të Partsisë tek 15 katshi .shkarkimin tim nga puna se isha bashkuar me thirrjet per permbysjen e komunizmit.-Eshte irredentist-kishte thene dhe nuk don shokun Enver.
Këtë në atë kohë ia kam thënë dhe doktorr Berishes.Dhe mua më dhembin sytë kur e shikoj atë lango që proteston se e di mirë që atij nuk i dhimbset teatri.
Teatri Kombëtar është një Magji,dhe atë duhet ta ruajmë,por magjitë tona i prishin skenaret e ish komunistëve dhe shërbëtorëve të tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



