E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Teknologji, ‘selfie’ i iPhone X po tmerron përdoruesit
Uncategorized

Teknologji, ‘selfie’ i iPhone X po tmerron përdoruesit

IPhone X i ri ka mbërritur në duart e njerëzve dhe bashkë me të, edhe rezolucioni tepër i lartë i kamerës së përparme, ose siç quhet ndryshe kamera e ‘selfie-t’.

Ajo është aq e mirë, sa në fakt, disa prej përdoruesve janë tmerruar disi.

iPhone X ka ardhur me një kamerë të re përpara të quajtur “TrueDepth”, e cila shkrep ‘selfie-t’ me kamerën 7-megapiksel që përdor një kamerë infra të kuqe në gjendje të kapë edhe karakteristikat e detajuara të fytyrës.

Është shumë herë më e mirë se çdo kamerë e përparme e prodhuar më parë.

‘Selfie-t’ e iPhone X me sistemin “TrueDepth” po zbulon disa tipare për të cilat “nuk jemi edhe aq shumë krenarë, të paktën për disa përdorues”, – thonë nga gjiganti teknologjik.

Kamera “TrueDepth” është goxha precize – por kjo është detyra e saj. Është e njëjta kamerë që përdoret për të njohur fytyrën dhe për të zhbllokuar celularin, ose siç quhet ndryshe “Face ID”, që lejon përdoruesit të hapin celularin vetëm me një shikim.

Nëse ajo kamerë nuk do të kishte atë precizion, atëherë dikush tjetër mund të kishte akses në iPhone tuaj.

Apple e ka quajtur iPhone X “e ardhmja e iPhone”, kështu që me sa duket duhet të pajtohemi me pamjen tonë të vërtetë, ose të marrim filtra më të mirë, pasi Apple nuk arrin dot të prodhojë kamera më të dobëta për të zhdukur pasiguritë tona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.