Telenovela me Titin dhe Rudinën është një kurth i kastës
Kane nje muaj qe iu ushqejnë me Titin dhe me Rudinën. Eshtë një kurth!
Opozita: Titi punon për Ramën
Taulanti: Titi ishte në pushtet, mos të na bëjë dengla.
Rama: Titi është i Berishës jo i imi
Basha: Nuk ka mundësi që të jetë Titi i Berishës.
Titi: Jam gati t’i jap dorën Ramës, Bashës dhe Kryemadhit, për të ndryshuar sistemin.
Rudina: Nuk jam me Titin
Anal-iza/ Titi duhet, Titi nuk bën-Titi është si të tjerët-Titi është si Blushi- etj etj.
Gjithë kjo bëhet që ti të ç’akordohesh nga trutë dhe të thuash i rëntë flaka këtij vendi. Unë po iki. Këta janë të gjithë njëlloj.
Ky është kurthi i kastës, dhe ky kurth qëndiset nga shërbetorët e saj në media. Mos e hani atë. Ky vend do të bëhet, duan apo nuk duan tradhëtarët e tij, kushdo qofshin ata. Mos i lejoni t’iu tërheqin në fatalizëm. Ky është fisheku i tyre i fundit, por ka per t’iu shkrepur bosh. Ka shume kohe qe duan ta shuajne kete vend dhe mbijetesa e tij ka qenë gjithmonë prej gjinive më të komplikuara të mrekullisë. Dhe kështu do të vazhdojë të jetë, deri në fund të historisë. As shqiptarët por as tradhetarët e tyre nuk kanë për të gjetur qetësi!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



