E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tema e largimit  të  mjekëve / Rama-Scholz: Ne humbasim, nuk mund të financojmë për shëndetësinë gjermane
Politikë

Tema e largimit të mjekëve / Rama-Scholz: Ne humbasim, nuk mund të financojmë për shëndetësinë gjermane

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se një nga çështjet që ka diskutuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Gjermani është largimi i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria. Rama tha se duhen gjetur mekanizma dhe mënyra se si Shqipëria të mos jetë një financuese për sistemin shëndetësor të Gjermanisë, pasi e vetmja që humbet nga kjo është Shqipëria.

“Ne s’mund t’i kërkojmë as Gjermanisë apo BE-së, as Britanisë, që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që duan të sprovojnë veten në fushën e profesionit të tyre apo tregjet e Gjermanisë. Nga ana tjetër kemi diskutuar me kancelarin se si duhet të gjejmë mënyra e mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuese e drejtpërdrejtë e sistemit shëndetësor gjerman. Studentët e mjekësisë paguajnë 1/16 e kostos dhe tjetrën e paguan qeveria. Kjo është në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar dhe të pakualifikuar pune. Duhet të gjejmë një rrugë europiane pasi vende si Shqipëria humbasin”, tha Rama.

Ndërsa nga ana tjetër, kancelari gjerman, Olaf Shcolz, u shpreh se kjo është një sfidë e madhe dhe se Gjermania është përgjegjëse që nevojën e madhe për forcë punëtore të mos e mbulojë vetëm nga BE-ja.

“Kjo është sfidë e madhe. Lëvizja e lirë u ka dhënë shumë qytetarëve edhe ndjesinë se s’mund të shkosh vetëm si turist, por mund t’i hipësh trenit apo avionit dhe të punosh ku ke dëshirë. Më parë ishte sfidë e madhe, sot s’është më situatë e tillë, por me këtë liri sot ka edhe sfida, ndaj vendi ynë është përgjegjës që nevojën e madhe për forcë punëtore të mos e mbulojë vetëm nga BE-ja”, ka deklaruar Scholz./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.