Tenderi 15 milion euro, Rama përdori baxhanakun e tij që të fitonin kroatët
Tenderi 15 milion eurosh I fituar në mënyrë të dyshimtë nga kompania kroate ishte sërish në fokus të konferencës për shtyp të Partisë Demokratike.
Deputetja Jorida Tabaku ka publikuar fakte e dokumenta të tjera që provojnë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës në këtë aferë miliona euroshe.
Kështu, ka qënë vetë baxhanaku I Edi Ramës, Armando Frangu, I cili ka marrë pjesë në garën fictive të zhvilluar për këtë tender.
Ai nuk ka paraqitur asnjë ofertë, thjesht është rregjistruar në garë, në mënyrë që ti jepte legjitimitet fitimin të tenderit nga kompania kroate, theksoi Tabaku.
Pjesë nga deklarimi i deputetet demokrate
Tenderi që I jep një kompanie kroate monopolin e kontrollit online të faturës tatimore për cdo shitje nga biznesi është një nga tenderat e shumtë korruptive të qeverisë Rama.
PD denoncoi 5 javë më parë se kriteret e vendosur ishin paracaktuar për të nxjerrë fituese kompaninë kroate.
Ndërkohë bëhet e ditur se ekspertë kroatë pranë AKSH I kanë shkruar vetë këto terma.
Ka dshe fakte të tjera që provojnë manipulimin e kësaj gare.
Ky document tregon që në tenderin fasadë prej 15 milion euro të Drejtorisë së Tatimeve kanë marrë pjesë 3 garues, dy prej tyre kanë qënë në garë për të legjitimuar skemën korruptive të qeverisë Rama.
Bashkëpunëtor në këtë skemë është edhe kompania e Armando Frangut, baxhanakut të Edi Ramës.
Përmes kompanisë së tij B 360, ai nuk ka dhënë asnjë ofertë, sic tregon edhe buletini I prokurimeve publike, por thjesht është rregjistruar për të marrë në këtë farë fallco, vetëm për të legjitimuar fitoren e kompanisë kroate në tenderin korruptiv prej 15 milion eurosh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



