Tërhiqen aleatët e Bashës/ Çfarë po ndodh në kampin opozitar…
Tre partitë opozitare, LSI, PAA dhe Partia Republikane, nuk do të regjistrohen për zgjedhjet e 13 Tetorit, të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta.
Tre partitë kanë marrë vendimin, pasi kërkesa e tyre drejtuar KQZ-së për nisjen e procedurave për zgjedhjet e 13 tetorit nuk është shqyrtuar nga Komisioni.
Katër anëtarët e PS-së në KQZ kanë nisur pushimet, ndërsa kreu i Komisionit, Klement Zguri, e ka të pamundur të thërrasë mbledhjen për shkak të mungesës së kuorumit.
Afati i fundit për regjistrimin e partive për zgjedhjet në 13 tetor përfundon sot në orën 00:00, çka do të thotë se data e dekretuar nga Presidenti për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, thjesht mbetet një opsion në letër.
Rilindja me anëtarët e saj në KQZ nuk e njeh 13 tetorin si datë zgjedhjesh, ndërsa legjitimoi 30 qershorin si ditën e mbajtjes së votimeve.
Për Kreun e Shtetit, mbajtja e zgjedhjeve të njëamshme në 30 qershor jo vetëm është anti-kueshtetuese, por do të ketë pasoja në vendimin e 18 tetorit, kur Shqipëria pret hapjen ose jo të negociatave.
Nga votimet e 30 qershorit, PS dhe aleatët e saj kanë nën kontroll 61 bashkitë dhe këshillat bashkiakë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



