Teto Ollga ” Nderi Kombit”
Ilir Demalia
Në fillim vitet 70′ shoku Manush Myftiu, si sekretar i parë i Komitetit Partisë Tiranës shkonte dhe kontrollonte punën e partise dhe artit si propogandë e partisë në institucionet e artit.
Në filllim të viteve 70′ sekretare e partise në Theatrin Popullor, ishte Teto Polikseni ( Violeta Manushi).
Në diskutim me shokun Manush Myftiu, fjalën e merr aktorja Behije Cela Levonja, e cila i thotë: “Shoku Manush, këtu në Teatër puna osht bo, që kush rri nën dardhë i ha koqet dardhës, ne nuk ka rëndësi a je a po jo i aftë si talent a puntor. Veç rri poshtet n’dardhë dhe rruj koqet.
U hodh në zjarr menjëherë Teto Ollga, si sekretare e partisë së theatrit, –
– shoku Manush, shoqja Behije, i ka manifestuar vazhdimisht këto çfaqje te huaja me një gjuhë banale, por sot, ajo, shkeli rëndë në normat dhe moralin tonë si artistë dhe ndihmës të partisë, që na edukon dhe na vlerson për punën tonë në shërbim të partisë. Unë mendoj se si organizatë partie duhet të marrim masa për shoqen Behije, që na e bëri partinë dardhë, dhe ne artistëve që rrimë presim koqkat.
Shoku Manush i dha fjalën shoqes Behije për autokritikë.
Behija, – Shoku Manush, unë as e bona partinë dardhë dhe as shoqes Violeta nuk i thashë që ha koqka. Ne shqipnia mesme frutave nuk i thomi, as kokërr e as koqka shoku Manush, po koqe. E shoqja Violetë, ma mirë të shikoj si të bojmë na i çfaqje të bukur që të kënoqim ketë milet që ti qesh pak buza, se rri ne merret me koqkat e dardhës. Nashti më falni shoku Manush, se unë duhet të shkoj se kom harru gjellën n’zjerm ke shpia ne po me nizet shpija flakë, ne masanej veç të mbledh koqkat që do i teprojnë Violetës.
Mbledhja u prish. Shoku Manush e mbylli mbledhjen për ta vazhduar njëherë tjetër por pa prezencën e shoqes Behije.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


