E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thaçi reagon pas zgjedhjeve, mesazh për formimin e Qeverisë së re
Politikë

Thaçi reagon pas zgjedhjeve, mesazh për formimin e Qeverisë së re

Nje dite pas zgjedhjeve Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e vendit dhe partitë politike për procesin e lirë dhe demokratik në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën dje.

 

 

Me nje postim në faqen e tij në Facebook, Thaçi ka deklaruar se Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike, duke shtuar se e njejta pjekuri politike duhet të tregohet edhe në formimin e qeverisë së re.

Mesazhi i Thaçit
 “I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje, pasura nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.