E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thirrja e shkrimtarit : Ju ftoj të mbroni ‘TK’ nga mafia
Sot

Thirrja e shkrimtarit : Ju ftoj të mbroni ‘TK’ nga mafia

Shkrimtari i njohur shqiptar, fitues i çmimeve evropiane, Rudi Erebara i është bashkuar artistëve në betejën e tyre për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

Erebara ka bërë një thirrje të hapur për ish-kryeministrin Sali Berisha për të mbrojtur këtë vepër nga mafia.

Vetëm një ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë me mazhorancë socialiste të drejtuar nga Edi Rama, miratoi me procedurë të përshpejtuar projektligjin për shembjen Godinës së Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë i Rudi Erebarës në Facebook:

Zotit Sali Berisha,

I nderuar, ish-president, ish-kryeministër i Shqipërisë. Jeni në dijeni të përpjekjes së mafies në pushtet për të shembur Teatrin Kombëtar, ku herën e fundit jemi takuar bashkë në shfaqjen ‘Shtrigat e Salemit’ të Arthur Miller, vënë në skenë për mrekulli nga trupa e këtij teatri, nën regjinë e Spiro Dunit.

Unë isha aty, thjesht se përktheva veprën e autorit.

Duke qenë se kulisat gjithmonë i kam urryer, kam përshtypjen po aq sa edhe ju, marr guximin, siç do të thoshte ‘Ushtari i Mirë Shvejk’, përkthyer nga babai im, Gëzim Erebara dhe miku i tij Tonin Bushati, t’ju ftoj, të Mbroni Teatrin Kombëtar nga mafia, si një qytetar edhe artdashës i shquar.

Rudi Erebara, piktor, shkrimtar, përkthyes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.