E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘’Ti je dashuria ime’’- Bernardi i kërkon Xhenit të kthehen bashkë?
Uncategorized

‘’Ti je dashuria ime’’- Bernardi i kërkon Xhenit të kthehen bashkë?

Pas disa javësh sherre dhe mosmarrëveshje, çifti më i dashuruar i “Big Brother 9”, Xheni dhe Benardi, i dhanë fund historisë së tyre. 22-vjeçarët që bashkëjetonin në Tiranë dhe ishin pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance with me”  u ndanë duke hequr dorë kështu edhe nga gara. Vendimin drastik duket se e ka marrë Xheni, e cila, e lënduar keq fare nga i dashuri, u arratis nga Shqipëria, për t’u bashkuar me familjen në Itali.

Ndërsa Bernardi gjendet në Tiranë dhe shpeshherë e kemi parë nga fotot e publikuara në Instagram se frekuenton jetën e natës së kryeqytetit.

Postimet e fundit të Bernardit në rrjetet sociale tregojnë edhe se banori nuk e harron dot kollaj Xhenin.  Vetëm pak ditë më parë ai postoi një foto ku ai tregonte kupat e fitores që kishte marrë me Xhenin në “Dance with me”, ndërsa sot duket se i ka shpallur pikërisht dashurinë. Bernardi shihet duke kënduar në makinë këngën e Xhensilës “High love”, teksa shkruan “Ti je my…” dhe vazhdimi i tekstit të këngës është :…my love.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.