E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TI NUK JE BURRË… JE NJË HIÇ
Sot

TI NUK JE BURRË… JE NJË HIÇ

Përse e vret një grua?!

Në mes kësaj vorbulle vrasjes, pasigurie dhe humbje të identitetit dhe  konceptit të familjes, natyrshëm me lind pyetja, cila e ka radhën?!  Sot të nxitur nga një jetë e shthurur që promovohet vjellshëm në media e masmedia, kudo në rrjete sociale e më gjerë, jetë  siperfaqësore ku në thelb promovohet ajo që nuk është, ne si shoqëri kemi rënë në një gjendje amoku. Një vdekje ose mpirje totale e se mbrendëshmes, shpirtërores na ka kthyer në statuja që ecin dhe marrin frymë.

Ne jemi një shoqëri që po  ecen mbi tehe thikash cdo ditë. Ka humbur besimi, kanë humbur shumë vlera. E ai që bën sikur, ai është më i keqi nga të gjithë. Ai e prish rendin.

Pa kuptuar po i vrasim shpresën fëmijëve, po i thyejmë fëmijërine, po i vrasim nënat e tyre, po e shkatërrojmë të vetmin vend që kishte mbetur motivues dhe strehë e sigurtë për femijët tanë,  ia shkatërruam këtë botë, dreqi e mori!

Ndaj lind pyetja përse e vret një grua?!

A nuk eshte Ajo që ti sapo vrave dora që  ka ushqyer ty e fëmijet e tu? A nuk është Ajo personi që të dhuroi një pjesë të qenies së saj ty vrasës i nderuar?!

A nuk eshte ajo qe iu desh të kalonte nepër luginën e vdekjes që të dhuronte ty një  femije? Të dhuronte ty një  familje!  A nuk ështe ajo qe të dhuroi vitet me te bukura, momente perkujdesi e dashurie pa limit ?! A nuk eshte ajo me te cilën ke kaluar momente te bukura, të shëmtuara, emocionale, mllefe e gjithçka që i jep kuptim kësaj jetë?! A nuk është ajo me të cilen ke jetuar? A nuk eshte ajo që merakosej sa here nuk i hapje telefonin? A nuk eshte ajo që ti i ktheje kurrizin e serisht natën tjetër të priste me mall? A nuk eshte ajo që ti me moskorrektësinë tënde sa here i ke shkaktuar depression? A nuk eshte ajo qe ka sakrifikuar gjithçka nga vetja per familjen tuaj, dhe ti e vrave dhe ja shkaterrove familjen, ia le fëmijët rrugve?

Dhe nese ajo e kishte fajin, ti përse e vret? Kush ta jep ty këtë të drejtë? Kush je ti  që merr rolin e  Zotit të Madh?!

Natyrisht ti vuan nga burracakëria, ti i frikesh një gruaje dhe e vret. Sepse je aq frikacak dhe ske te ndenjura sa ta lesh atë të lire. E di që do mbetesh vetem, e di qe pa të je një zero. E di që je një hiç qe sdo dije kurre t’ja nise nga e para.

Dhe e di qe do jetë dikush atje jashtë për të, që ta trajtojë ashtu si e meriton, dhe ti këtë s’e duron dot! Sepse je i dobët, ti nuk je burrë!

Ti jë njëhiç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.