E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TIK Llalla dhe peshkaqenët e mëdhenj
Sot

TIK Llalla dhe peshkaqenët e mëdhenj

Kreshnik Osmani

Vërsulja e shqiptarëve ndaj Tik Llallës është tregues i qartë se atyre u pëlqen gjithmonë të godasin hallkën më të dobët dhe kjo është shenjë frike dhe hipokrizie të cilat ne i përjetojmë masivisht si shoqëri.

Ata e dinë mirë kush e vuri Tikun dhe kush e shiti dhe e braktisi Tikun, sikurse e dinë se Tiku është vetëm nje buburrec i vogël në oqeanin e krimit, të drogës, të mafies shtetërore të rryshfetit, të pasurive të paligjshme dhe të megakorrupsionit, ku notojnë të qetë peshkaqenët e mëdhenj.

Nëse nuk bëhemi të gjithë bashkë për t’i shkulur keto dhëmballa të qelbëzuara tek nofulla e Kombit, infeksioni do ta helmojë akoma më shumë gjakun shoqërisë derisa të shkojmë ne paralize te plote apo ne vdekje klinike.

Po nuk u tremben peshkaqenet e medhenj dhe po nuk u sekuestruan pasurite e tyre, humor ne fejsbuk mund te bejme shume, por realisht kemi bere nje vrime ne uje. Miliardat i kane peshkaqenet e medhenj!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.