E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana është zemërgjërë
Sot

Tirana është zemërgjërë

Alba Maltezi

Poshtë pallateve luksoze të kryeqytetit sheh të dalin gra me këmbë të shkurtëra e shtate të gjatë dhe burra, me koka të mëdha, barqe të fryra. Të moshuar me fytyrat e djegura nga jeta e vështirë në fshat e të moshuara të kërrusura nga punët e vështira të malit apo të fushave, të veshura firmato. Tirana zemërgjërë ka strehuar në pallatet më të bukura, në lagjet më ekskluzive të saj familjet e të korruptuarve të 27 viteve demokraci: nëpunës të shtetit më të varfër në Europë, prokurorë, gjykatës, drejtorë drejtorish, doganash, tatimesh, ministrish, kanë nxjerrë paratë nga thasët e zinj të stivuar nëpër shtëpitë e tyre e kanë blerë pasuri imobiliare luksi. Disa janë ish funksionarë, e të tjerë funksionarë aktualë.
Në një nga pishinat e një hoteli në kryeqytet motra e një zyrtari të lartë, që vjen nga provinca e thellë e Shqipërisë na lë pa fjalë: Në Instagram bën foto magjike, Gineth Paltrou apo Xhenifer Aniston pëprara saj duken vajza të zakonshme lagjeje, ndërsa motra e politikanit provincial një divë. Në Instagram ama. Në realitet, edhe ajo, nuk i shpëton formulës së çuditëshme që prek njerëz të provincës sonë: këmbë të shkurtëra, shtat i gjatë e pamje që në realitet është 100 përqind e kundërta e asaj që vajza ofron në rrjete sociale.
Tirana është zemërgjërë me zengjinët e rinj. Nga vilat e pallatet luksoze të lagjeve më ekskluzive të saj zbresin familjarë trafikantësh rrejtesh kokaine, heroine. Kudo në botë, nga Italia, në Kolumbi, trafikantët e familjarët e tyre jetojnë të ngujuar nëpër periferitë e periferive.Të ndjekur e të përndjekur nga njerëzit e shtetit, ata të ndershmit që e kanë kuptuar dhe luftojnë që fëmijët e gjithë shoqërisë të mos ëndërrojnë të bëhen të korruptuar e trafikantë për të përfituar sa më lehtë pasurinë e të njollosen tërë jetën.
Tirana është zemërgjërë, i ka dhuruar vendet më të mira të saj njerëzve të tillë, që nuk e duan atë, nuk e respektojnë, që hedhin plehrat nga dritaret e pallateve luksoze ashtu siç bënin me pemët e lumenjtë në vendet më të bukura, por të largëta të Shqipërisë.
Tirana është zemërgjerë dhe urojmë që nga kjo zemërgjerësi ajo të mos humbasë fisnikërinë që njerëzit e korruptuar, trafikantët e të tjerë të dyshimtë individë, nuk is njohin e respektojnë për të tillë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.