E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana, qyteti “rrofsha unë”
Sot

Tirana, qyteti “rrofsha unë”

PETRIT VASILI

Tirana qyteti me identitet shumë të fortë shoqëror është shndërruar në një skenë bajate provinciale të zaptuar nga pushtuesit politikë të saj.
Qyteti qe ka shenjuar kthesat e mëdha epokale të këtij vendi, që nga beteja e Tiranës në luftën për çlirim e deri tek vendosja e pluralizmit ku ajo priu ndryshimin dhe hapin gjigand drejt së ardhmes për të gjithë Shqipërinë, është sot në udhëkryqin më të rrezikshëm identitar të tij.

Edhe në ditët e rënda të diktaturës në Tirane mbahej gjallë disidenca, broduejsat dhe djemtë e bordurës të cilët sfidonin dogmat, klishetë, propagandën bombarduese të pështirë dhe provincializmin e sëmurë, që ushqente apatinë dhe vegjetimin shoqëror si mbështetja më e mirë e diktaturës së asaj kohe.
Sot Tirana është shndërruar paradoksalisht në një skenë ku luhet përditë një butafori vulgare kundër kohës dhe me një aktor të vetëm që ulërin e ulërin “rrofsha unë”.

Skenën e kanë pushtuar provincialet dhe jo broduejsat apo djemtë e bordurës ndonëse këta të fundit gjeneruan europianizmin.
Provincializmi vanitoz peng i komplekseve dhe i urrejtjes shoqërore ndaj Tiranës po hakmerret me të.
Injoranca dhe bulimia politike po shqyejnë Tiranën.
Tashmë tiranasit me identitet të fortë shoqëror janë të detyruar të dëgjojnë për ditë të njëjtin monolog të pështirë “rrofsha unë, rrofsha unë”.

Punët e mira flasin vetë nëse janë tilla dhe s’kanë nevojë për kallauz se dikush bën punën për të cilën paguhet.
Po ashtu flet vetë edhe hajdutëria e Teatrit Kombëtar, për të cilën qytetarët e Tiranës nuk kanë nevojë për përkthyes pasi e kuptojnë shumë mirë se sa e urrejnë Tiranën ata, të cilët sapo u strehuan në Tiranë duan t’i hanë kokën asaj sepse i lodh qytetaria dhe i mbyt madhështia e saj.

Sot Tirana ka në lojë identitetin e saj shoqëror, kulturor dhe intelektual të krijuar në dhjetëra vjet.
Përsa kohë do të sundojë e fitojë provincializmi i sëmurë dhe jo broduejsat dhe djemtë e bordurës Tirana është dhe do të jetë e humbur dhe e përpirë nga bulimia e pushtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.