E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana si gazermë betoni
Sot

Tirana si gazermë betoni

 Tirana ka qenë një qytet me frymarrje dhe hapsirë magjike që syri ndjente në rrotullim 360 gradë nga pamjet e natyrës fizike. Në lindje mali i Dajtit me madhështinë e tij i jepte Tiranës sigurinë. Nga jugu kodrat e Tiranës si kodrat e Capitolit në varg. Nga lindja në perëndim shtriheshin fushat dhe lumi Erzenit drejt Durrësit. Nga veriu lumi Tiranës.

Tirana e butsise, njerzillikut, qytetarisë me bacet e saj me trandafilat dhe jaseminet që kacavirreshin nëper mure dhe lëshonin aromën e këndshme në rrugët e saj.

Pushtimi fashist ndërtoi qëndrën e Tiranës që është gjëja më e bukur që kishte Tirana. Një bulevard të tillë e gjenë rrallë dhe në qytet e Europës. Me sheshin, me ministritë, me corpusin e Universitetetit Stadiumin që e shkatërroj Edi Rama, sheshin Skëndëbej që e ktheu në një shurrtore publike kanakari Ramës, Lali Eri.

Ndërtimet pa kriter dhe shëmtira arkitekturiale dhe funksionale në funksion të pastrimit parasë nga krimi i trafiqeve dhe oligarkëve të krimit e ka kthyer Tiranën në një varrezë inertesh betoni.

Shkatërrimi i Tiranës filloi në 45-ën me ardhjen e komunistëve dhe arkitektit Spiro Koleka me pallatet tip birucash të Shallvareve, me shembjen e rrugës barikadave, rrugës Dibrës ku ishin historia e fillesave të qytetit por edhe bukuritë e ndërtesave si psh. ish- Muzeumi Luftës e.t.c, por prap u ruajt njëfarë funksionaliteti në shëmtirën estetike komuniste.

Por shkatërrimi që i ka bërë Edi Rama 15 vjet si kryetar i Bashkisë dhe 6 vjet si kryeministër si nga ana funksionale, si nga ana estetike, si nga ana e higjenes dhe mosfunksionimit të sistemit kanalizimeve që nuk i përgjigjen minimalisht rritjes popullsisë së qytetit, rritjes së mjeteve që nuk i përgjigjet kapacitetit të arterieve rrugore, ku sot, është turp të përdorësh fjalën rrugë në Tirane . . . ka bërë atë që Tirana sot është kthyer në një kufomë urbane si gazerma betoni e pa groposur që do qelbi dynjanë

Tirana ka marrë fund si qytet, se kryeqytet horroje. Tirana nuk ka asnjë mundësi për t’u bërë më qytet me parametra normal funksional . Na ishte një herë një Tiranë! Sot është gazerma betoni që shërbejnë si fjetore shëmtirë estetike dhe qenef funksional.

Foto 1. Tirana fashizmit
Foto 2. Tirana e Edi Ramës dhe Erion Velisë

Zgjidhni vetë kë foto vlersoni si bukuri dhe kë si shëmtirë dhe qelbësirë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.