E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Arrestohen 5 të dyshuar për trafik kokaine
Uncategorized

Tiranë/ Arrestohen 5 të dyshuar për trafik kokaine

Një aksion i drejtuar nga SPAK u zhvillua mbrëmjen e djeshme në disa zona të ndryshme të kryeqytetit. Të paktën 5 të dyshuar për trafik kokaine, u vunë në pranga teksa po drekonin në një lokal në zonën e Vishnjes. Tek Kodra e Diellit 2 në Tiranë një zonë me vila dhe ndërtime luksose u arrestua një shtetas nga Venezuela, i dyshuar si pjesëmarrës i grupit kriminal. Në një vilë në Kodrën e Diellit u sekuestrua një sasi prej 3 kg kokainë.

Ndërkohë në një laborator të përpunimit të drogërave të forta që u zbulua në fshatin Qerek në afërsi të Niklës, u sekuestruan 2 kg kokainë si dhe përzierës. Kontrolle u ushtruan dhe në Ibë, zonë në periferi të Tiranës.

Aksioni për goditjen e grupit kriminal është duke vijuar në bashkëpunim edhe me autoritetet e huaja.

Bëhet me dije se grupi kriminal operonte prej kohësh në Shqipëri dhe karakteristika kryesore e tij ishte që ndërronte shpesh banesat apo ambjentet ku bëhet përpunimi i kokainës, si në Tiranë, Kamzë, Vore, Qerek, etj.

SPAK pritet të bëjë me dije përmes një njoftimi zyrtar edhe rezultatet e operacionit antidrogë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.