E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Eksplozivi u dërgua me dron në katin e 9-të pallatit
Uncategorized

Tiranë/ Eksplozivi u dërgua me dron në katin e 9-të pallatit

Banesa  ku shpërtheu eksplozivi ishte lënë me qira

Zbardhen detaje të reja në lidhje me shpërthimin e ndodhur në mesnatë në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth mesnatës në katin e 9-të të një apartamenti në rrugën ‘Sadik Petrela’ në Tiranë.

Lënda plasëse dyshohet të jetë dërguar me dron deri në ballkonin e banesës, që rezulton në emër të Albert Thomas, por që ia ka lëshuar me qira Elena Arzas.

Grupi i hetimit nuk e ka marrë ende atë në pyetje, pasi në banesë nuk kishte njeri. Përveç pistës që lënda plasëse mund të jetë hedhur me dron, grupi i hetimit nuk përjashton as mundësin e një inskenimi.

Policia nuk ka ende të qartë se kush mund të ketë qenë objektivi, pronari i banesës apo vajza që ia kishte lënë me qira.

Informacion paraprak

Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024,  është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën ‘Sadik Petrela’ në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë  si shpërthim.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese,  të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet  se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.