E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetër bjonde për DiCaprio! (Foto)
Uncategorized

Tjetër bjonde për DiCaprio! (Foto)

Një pjesë e mirë e lidhjeve të aktorit legjendar, përfshijnë modele dhe një pjesë akoma më e madhe e vajzave me të cilat është shoqëruar, kanë qenë bjonde.

Duket se Leo është i fiksuar pas modeleve, pasi ka vite që nuk është parë me ndonjë vajzë që mbart tjetër profesion. Së fundmi, fituesi i çmimit “Oscar”, është kapur mat duke dalë nga shtëpia e Camila Morrone.

Sigurisht që 20-vjeçarja simpatike, është modele si gjithë të tjerat. Media të ndryshme online, kanë raportuar se dyshja është në një lidhje romantike edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka komentuar në lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, ai ka qenë në një marrëdhënie 8 mujore, me modelen gjermane Toni Garrn, me të cilën u nda pasi ai u fotografua duke dalë nga një klub në Miami, i shoqëruar nga 20 vajza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.