E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetërsimi i pronave të ushtrisë në kohën e Xhaçkës/ SPAK sekuestron telefonat e zyrtarëve të ministrisë së Mbrojtjes
Politikë

Tjetërsimi i pronave të ushtrisë në kohën e Xhaçkës/ SPAK sekuestron telefonat e zyrtarëve të ministrisë së Mbrojtjes

Gazetari Klodian Tomorri ka bërë me dije se rreth një muaj më parë oficerët e BKH-së kanë paraqitur para gjeneralit Ylli Pulaj një urdhër gjykate ku kërkohej sekuestrimi i telefonit të tij.

Sipas gazetarit përveç gjeneralit Ylli Pulaj, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar edhe telefonat e drejtuesve të tjerë të niveleve më të ulëta të forcës ajrore si dhe disa drejtorë civilë në ministrinë e Mbrojtjes

Tomorri nënvizon se arsyet e bastisjes në masë lidhen me një sërë tenderash të ushtrisë dhe me masakrën e tjetërsimit të pronave të saj, kryesisht gjatë kohës që ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Olta Xhaçka.

Kujtojmë se ish ministrja e Mbrojtjes aktualisht ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur disa herë në SPAK .

Pak muaj më parë Xhaçka u thirr në SPAK për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me privatizimin e bazave detare të ushtrisë.

Ndaj saj ka pasur edhe një kallëzim nga Artur Meçollari për privatizimin e pronave të ushtrisë gjatë vitit 2021 kur Xhaçka ka qenë ministre e Mbrojtjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.