E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Topi:  Ndërkombëtarët shohin një Shqipëri njëlloj për  27 vjet,ndërsa Basha është si rraketë koreane që shpërthen në ajër!
Sot

Topi: Ndërkombëtarët shohin një Shqipëri njëlloj për 27 vjet,ndërsa Basha është si rraketë koreane që shpërthen në ajër!

Në një intervistë tek gazeta “TEMA”  kryetari i FRPD  ishj presdienti Bamir Topi  shpjegon qartë përse nuk ka vënë emrin e tij në listen e partise së tijë. Ai  ka dhe  një mendim për Bashën

Analistë të ndryshëm në media gjykojnë se mos futja juaj në koalicion me partinë socialiste është një kërkesë e mazhorancës për të zëvendësuar opozitën në zgjedhje. Keni ndonjë koment për këtë?

Andrea, kjo është absolutisht e pavërtetë dhe djallëzore. Ajo që sot tek ne përben një bindje absolute, është fakti se kemi një politikë mjeranë, provinciale dhe  në të njëjtën kohë  analistë jo profesionistë e të kompromentuar.

I paçim mirë dhe t’i gëzojmë pasi po shihen në ekranë më shumë se politikanët. Ata dinë gjithçka dhe në çdo fushë, madje parashikojnë edhe pozicionin e yjeve dhe ndikimin në fatet e shefave të pushtetshëm.

Gjithashtu duhet përmendur  personat në fjalë janë njohës të mirëtë aftësinë dhe dëshirës për t’u poshtëruar me qëllim përfitimi. Paguhen mirë, mashtrojnë pa turp duke i ngjarë çdo ditë dhe më shumë njëri-tjetrit.

Këshilla ime është qëtë bëhen burra të fortë,  të futen në garë, dhe të mos jetojnë me jashtëqitjet e shefave të tyre gjithmonë në pushtet.

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka artikuluar gjatë një fjalimi të mbajtur në “Çadrën e Protestës” se firmat e partisë suaj që u depozituan në KQZ janë nënshkrime të stafit të OSSHE-së. Mund të na thoni si qëndron e vërteta?

Këtë që thoni juve, pata rastin ta shikoj në një kronikë televizive. Duke i njohur vetes një traditë familjare dhe qytetare, gjuha e komunikimit tim historikisht ka qenë e matur dhe e argumentuar. Asnjëherë nuk  i  kam dhënë vetes të drejtën qëtë fyej të tjerët, madje edhe kur ma kanë bërë borxh.

Nga ky pozicion, do të jap disa konsiderata për njeriun drejt të cilit jam rezervuar që të bëj kritika pasi e kam parë si një njeri në hall.

Bazuar në marrëdhëniet korrekte, kam gjykuar politikisht misionin që mund ta krahasoj në mënyrë alegorike me raketat balistike të kreut të Koresë së Veriut që shpërthejnë në ajër.

Z.Topi, shoh në artikulimin tuaj se ka një pakënaqësi ndaj Z. Basha. Pse gjithë ky perceptim ndaj tij në një kohë kur e djathta duhet të ishte më e bashkuar se asnjëherë tjetër?

Ajo që pata shpresuar realisht nuk ka ndodhur dhe nuk ka shans të ndodhë.

Z. Basha në vend që të lirohej nga mëkatet e babait shpirtëror për të sjellë një frymë bashkpunimi dhe për të ngritur nga toka të djathtën e rrënuar, po thellon dëshperimin që kanë njerëzit në këtë situatë.

Basha duhet të kthjellohet së pari për të kuptuar në interes te tij, se godina politike e dhuruar ka shumë aksionerë politikë që e kanë ndërtuar nga themelet dhe kanë bërë beteja reale për demokraci. Këto fakte duhen respektuar.

Së paku nuk duhet të behet interpretim oriental i një politike ku mohohet gjithçka dhe nuk pranohet asnjë gabim për situatën e krijuar.

Më rezulton që kam bërë betejë të fortë me shefin e tij, që bashkë me Ramën hodhën në vitin 2008 bazat e shkatërrimit të sistemit. Prano gabimet dhe vazhdo. Kjo është dialektika e zhvillimit, ndryshe vërtetohet ajo që kam thënë se do të jetë shembulli i liderit që do largohet pa asnjë trofe.

Si e gjykoni zgjedhjen e Ilir Metës si president i Shqipërisë?

Gjëja më e rëndësishme për Shqipërinë sot është fakti se nuk ra në krizë për zgjedhjen e Presidentit në një moment kur situata politike është problematike dhe për më tepër që në kontekstin rajonal ka jo pak trazira.

Pavarësisht nga këndvështrime të ndryshme rreth emrit, personalisht shoh tek z.Meta një politikan me përvojë që ka përmiresuar ndjeshëm cilësitë e durimit për tëdialoguar. Besoj se kjo është më e rëndësishmja për atë institucion.

A do t’i bashkoheshit thirrjes së tij si ish-president për të kontribuar në zgjidhjen e ngërçit politik?

E kam uruar presidentin e ri, dhe kam gjetur gadishmërinë për të bashkëpunuar mbi çështje të interesit kombëtar. Në çdo kohë që kreu i shtetit do ta shohë të arsyeshme, kontributi im do të jetë detyrim dhe  kënaqësi.

Z.Topi, në cilësinë e ish-kreut të shtetit, pas dështimit të ndërkombëtarëve për të negociatar me palët, si e shihni stabilizimin e situatës?

Mendimet e mija i kam shprehur publikisht shumë kohë para se të shfaqeshin simptomat e qarta të krizës.

Sigurisht që është e gabuar pasi nuk morën në konsideratë që reforma në drejtësi duhej të bëhej paralelisht me reformën zgjedhore duke harruar se drejtësia shoqërore dhe institucionale fillon ditën e zgjedhjeve.

Nuk dëgjuan, nuk vepruan në kohë dhe prandaj pa përjashtim janë të gjithë në kaos.Kjo fillon me mungesën e komunikimit dhe të paragjykimit se gjerat këtu nuk ka kush t’i zgjidhë më.

Më vjen keq pasi po thellojmë hendekun e mënyrës së sjelljes me ndërkombëtarët të cilët shohin në Shqipëri atë që se kanë parë në 27 vjet.

Më 7 maj në Kavajë mazhoranca ka ditë zgjedhjesh, ndërsa nga ana tjetër opozita ditë proteste. A ka rrezik që me thirrjet për mosbindje civile Shqipëria të përjetojë një skenar të ngjashëm me atë të vitit 1997?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje duhet të jesh palë në këtë ballafaqim. Nuk mund të luaj Kasandrën. Di që në vitin 1997 u shkaktuan drama pa fund dhe çdo referencë me atë vit sjell shumë dëshpërim. Kemi mbetur i vetmi vend që bëjmëbilancin me ngjarjet tragjike të së kaluarës. Ende nuk kemi politikanë që të shohin larg drejt prosperitetit përtej karriges. Për të ardhur keq por më duket e vërtetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.