“Toyota me 3.4 mln euro”/ Balla: Dorëzova fakte të reja kundër Bashës
Kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla ka njoftuar se ka depozituar ne Prokurori te tjera fakte ne vijim te plotesimit te padise se tij kunder kreut te demokrateve, Lulzim Basha, i cili e ka akuzuar ate publikisht se eshte garanti i futjes se milionave eurove me Toyota Yaris qe u bllokuan ne Portin e Durresit.
Në vijim të transparencës dhe ndershmërisë përballë opinionit publik, sapo kemi depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale.
Jemi të bindur se këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar. Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor.
Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).
Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet t’i mesojmë të sjellin prova para publikut, të turpërohen sic e meritojnë në sallat e gjyqeve dhe të procedohen penalisht kur shkelin ligjin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



