Trafiku/Radhë kilometrike e makinave në segmentin Morinë-Kukës
Në një skenë kaotike të shumë automjeteve, Rruga e Kombit, në segmentin Morinë-Kukës, është përmbytur nga një fluks i jashtëzakonshëm i qytetarëve, veçanërisht nga Kosova, që janë duke ardhur për të kaluar pushimet në Shqipëri. Ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi, pikërisht në urën e vjetër mbi Drin, është shkaku i radhëve të gjata dhe kohës së gjatë pritjes, duke krijuar radhë kilometrike të automjeteve. Edhe pse u nis për ndërtim katër vite më parë, ura e re ende nuk ka përfunduar, duke lënë të shtrembëruar sezonin turistik.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


