E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre deputetët  e Alibejat të mandatuar për të negociuar  me Berishën, futjen e kandidatëve të Primareve nën logon e PD
Politikë

Tre deputetët e Alibejat të mandatuar për të negociuar me Berishën, futjen e kandidatëve të Primareve nën logon e PD

Disa ditë pasi Gjykata e Apelit vendosi që vula e PD t’i kalojë Enkelejd Alibeajt, duket se do të rinisin edhe njëherë negociatat me grupin e Berishës, me qëllim bashkimin e opozitës dhe daljen me kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve, që u thirr nga Alibeaj është rënë dakord ngritja e një grupi prej 3 deputetësh të cilët janë mandatuar për të biseduar me grupin e Rithemelimit për çështjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kandidat të Partisë Demokratike.

Ky grup do të përbëhet nga Gazment Bardhi, Merita Bakiu dhe Flamur Hoxha. Gjithashtu forumet e PD vendosen si afat të këtij komunikimi deri ditën e premte.

Ndërkohë nuk dihet nëse kjo do të pranohet nga ana e grupit të Berishës.  Ky i fundit ka deklaruar se në mënyrë kategorike nuk do të këtë bashkëpunim.

Një ditë më parë, Berisha vendosi që kandidatët e dalë nga Primaret për zgjedhjet e 14 majit do të regjistrohen me koalicion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.