Javë epike! Tre habere në tre ditë. Tre thëllëza në një grackë. Filloj avazi, do shqyhet gurrmazi.. Shkolla, parlamenti dhe superliga.. Po çdo më robi? Një hu pas qafe apo qiqra në hell ?
Shkolla filloj nga parukieritë, në pesë të mëngjesit sot pash trembëdhjetë të tilla në pak rrugë, gra dynjaja, ca shtrinin leshtë, ca hiqnin leshtë, ca lyenin leshtë.. Taksistët po i fusnin lekët në bagazh nga bollëku, maskarallëku, katunarllëku.. Çka bërë vaki, çka ngjarë o qyq? Shkolla mik shkolla, parfume, erëra, leshëra të krehura, funde e minifunde, selfie, fejsbuk, statuse, instagram, pare, euro, me bollëk.. Po ç’mungon? Ishalla nuk harrojnë fëmijët.
Po si i thonë, AI, i plotfuqishmi nga njëra anë të jep e nga tjetra të merr.. Ju dha grave gjithë këto të mira? Burrat? He burrat, shumica me nga dy, një grua e një dashnore. Ama edhe kjo javë dy ju solli. Parlamentin në vend të gruas e superligën në vend të dashnores. Do dënden në raki lokaleve dhe në shtêpi, nënën Ministrit, nënën arbitrit, nënën deputetit, nënën trajnerit, na dogji shkërdhata, na ropën maskarenjtë, ptuu për një gol! Bahh ska punë. Motrën ku ta keni se e ropët këtë popull o politikanë! Çoja një dopio Afrimit!
Doni më? Po ç’doni më shumë? Ja tre haberet, tre avaze që rinisin, tre fusha që begenisen, tre arsye pse jetojmë, tre arsye për të mos vdekur.. Tre kunguj që mbahen në një sqetull…
Ti hamë gëzuar..



