E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trëndelina e Njësisë Administrative Nr.1, i jep kredi të butë djalit
Denoncime

Trëndelina e Njësisë Administrative Nr.1, i jep kredi të butë djalit

Kredia e Butë për djalin e Administratores: Afera në Njësinë Nr.1, ndërsa qindra familje presin më kot

Publik.al | Denoncim | 18 qershor 2025

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur në zbatim të skemës së kredive të buta të Bashkisë Tiranë, me përfitues djalin e administratores së Njësisë Administrative Nr.1, znj. Trëndelina Bala (Jaku).

Sipas një denoncimi të bërë nga një qytetar, zonja Bala, duke përdorur pozitën zyrtare dhe në bashkëpunim me strukturat e bashkisë, ka ndihmuar të birin, Leandro Edmond Jaku, që të përfitojë në mënyrë të padrejtë një kredi të butë nga programi i strehimit që synon të ndihmojë familjet me të ardhura të ulëta.

Në një vend ku qindra qytetarë presin prej vitesh në radhë për të hyrë në këtë skemë jetike, ky favorizim bie erë abuzimi me detyrën dhe klientelizëm. “Hallexhiu i Njësisë 1 ka nxituar të sigurojë strehimin për të birin në grahmat e fundit të pushtetit, ndërsa shumë familje të tjera mbeten pa një strehë mbi kokë,” thuhet në denoncimin e bërë publikisht.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje:

  • Si është përzgjedhur Leandro Edmond Jaku në listën e përfituesve?
  • Cilat janë të ardhurat reale dhe statusi social i tij?
  • A ka pasur konflikt interesi në vendimmarrjen për këtë përfitim?
  • Kush janë anëtarët e komisioneve përzgjedhëse dhe a janë verifikuar lidhjet e tyre me përfituesin?

Në një reagim të gjerë në rrjet, qytetarët shprehen të indinjuar dhe kërkojnë hetim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse, si dhe transparencë të plotë për përfituesit aktualë dhe kriteret reale të ndjekura në proces.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.