“Trimi” nuk u terhoq, u zbyth!
Armand Maho
Edi Rama e di qe nuk ve dot takse per kuksianet, per te shkuar ne shtepine e tyre. Kete zbythje u mundua ta shiste si nje akt burrshtetasi, dhe ne kete nderrmarje angazhoi dhe nje tufe mediash apo pronare mediash te oborrit. E pa se dhe lenia e fajit Berishes nuk i beri pune. Atehere doli dhe kerkoi ndjese, duke ulur koken, futur bishtin nder shale dhe lene menjane arrogancen e diteve te para.
Por kjo smund te shitet si terheqje. Burrat e shtetit, ata te vertetet e shoqerojne terheqjen ose me doreheqje, ose e cojne vendin ne zgjedhje te parakohshme dhe aty vendoset nese populli te ka falur apo jo. Shembuj ka plot! Gabimet e qeverise, dhe ato te pafajshmet ne popull perkthehen ne faje. Dhe ky sishte nje gabim i thjeshte, ishte nje veprim tinzar dhe i pabese. Nje veprim qe rrjedh nga urrejtja per ato treva qe ja flakin zgjedhje pas zgjedhjesh tutje timonin dhe tepsine. Ai Rama, e dinte fare mire se ne cfare gjendje jane ata banore atje. Kuksianet e paguajne njesoj taksen e qarkullimit si banori i Tiranes, si ai Vlores, Durresit etj.
Nga kjo takse rreth 28 leke per liter karburant ( ishte 8 leke deri ne vitin 2013) ai perfiton me shume se 150 milione euro ne vit. Po ti shtosh dhe akcizen e karburantit qe eshte thuajse sa taksa e qarkullimit atehere kjo shifer shkon ne me shume se 300 milione euro ne vit. Para qe i paguajne qyetaret e ketij vendi, vetem per nje produkt! Ne rast se nuk do ishin keto taksa sot nje liter karburant do ishte rreth 100 leke litri aq sa e ka maqedonia dhe vendet fqinje jo 170 leke sa kushton sot nje liter karburant. Me nje llogari te thjeshte ne cdo 10 litra karburant qe furnizojme makinat 600-700 leke i shkojne Edi Rames ne buxhet, ne forme takse. Ketu nuk po fus taksen e mjedisit vjetore qe eshte histori me vete. Pra parate jane, pse duhej kjo tarife shtese?
Prandaj ajo nuk ishte terheqje ishte zbythje. Ishte nje ikje nga e verteta si frikacak. Ishte nje zbythje per te ruajtur pushtetin e tij. Ai pranon qe ishte gabim i tij por 11 njerez jane sot ne burg. Nuk shohim drejtesi vetem disa shfaqje teatrale neper media, per te te shmangur vemendjen nga toka qe po i rreshqet nen kembe. Ai e di fort mire se para kuksianeve nuk mund ta ndihmoje dot xhaxha Sorrosi dhe falangat e tij qe ka futur kudo ne qarqet diplomatike te Tiranes dhe te BE! Kuksianet i dhane ketij vendi nje arome qytetarie, duke i vene kufirin zullumeve te tij!
Kuksianet para jetes se tyre dhe te ardhmes se femijeve nuk pyesin per kercenimet e reformes te ciles po i dalin lakrat nga matane detit. Kjo proteste i erdhi si damlla ne momentin e tij me te veshtire. Atehere kur e ka bere buxhetin kashte e koqe me PPP, mbjellje palmash, apo fasada absurde qytetesh. Perrallat me gropa te para pese vjeteve nuk bejne me pune, sidomos tani qe e ka tepsi e timon vetem. Prandaj Edi Rama nuk u terhoq por u zbyth. Trimi “ qe po ben shtet” iku me bisht nder shale nen panikun se mos humbe pushtetin. Nje leksion qe kesaj shoqerie ja dhane kuksianet!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



